Sulmuesit e Shqipërisë, Sokol Cikalleshi e Endri Çekiqi ia kanë siguruar fitoren Konyasporit ndaj Bashakshehirit. Në duelin e luajtur të dielën, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Turqisë, Konyaspori ka fituar me rezultatin 2:1, ndonëse në pjesën e parë ishte në disavantazh.
Fillimisht, Çekiqi barazoi rezultatin në minutën e 51-të, përpara se Cikalleshi (87’) ta shënoj golin e fitores pas asistimit të Zymer Bytyqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Cikalleshin, ky është goli i dytë këtë sezon në po aq ndeshje të luajtura në elitën e futbollit turk. Cikalleshi luajti gjatë tërë ndeshjes për Konyasporin, ndërsa Bytyqi e Çekiqi ishin titullarë, por u zëvendësuan në minutën e dytë të kohës shtesë. Për Konyasporin, kjo është fitorja e dytë këtë edicion.