Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konjusha i bashkohet Bashkimit

Fundorja Irma Konjusha do të jetë pjesë e Bashkimit për pjesën e mbetur të sezonit në Superligën e femrave në basketboll.

Konjusha te Bashkimi është zyrtarizuar të martën dhe me ekipin nga Prizreni ka firmosur deri në fund të sezonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njëra prej lojtareve më të mira vitet e fundit, që ka fituar gjithçka në Kosovë dhe ka luajtur në EuroCup, Irma Konjusha i bashkohet ekipit tonë në rrugëtimin e këtij sezoni. Me Irmën në ekip, synimet tona të mëdha vetëm konfirmohen e forcohen edhe më shumë. Irma, mirësevjen te Bashkimi dhe i bashkohesh familjes portokall e zi!”, ka shkruar Bashkimi në Facebook.

Konjusha sezonin e nisi te Prishtina ku fitoi Kupën e Kosovës kurse për një periudhë të shkurtër luajti edhe te KBF Shkupi.

Konjusha është përforcimi i dytë te Bashkimi brenda dy ditësh pasi prizrenasit të hënën e zyrtarizuan edhe amerikanen Jasmine Brunson.