Sergio Perez e ka konfirmuar se do të garojë për Force India për të pestin vit me radhë.
27 vjeçari i cili u spekulua për një kalim të mundshëm te Renault, para se ata të konfirmonin Carlos Sainzin si garues të tyre, ka insistuar se vendimi për të mbetur te Force India ishte i lehtë për të, transmeton KosovaPress.
“Të qëndroja te Force India ishte një prioritet për mua. Ky ekip më ka lejuar të shfaq talentin tim si garues i Formula 1, dhe ndihem shumë i lumtur këtu”, ka thënë Perez.
Esteban Ocon do të jetë përsëri shoku i skuadrës së Perez, i cili tashmë është konfirmuar si garues i Force India edhe për sezonin tjetër.
Artikuj të ngjashëm