Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sergio Perez vazhdon kontratën me Red Bullin

Piloti meksikan Sergio Perez

Piloti meksikan Sergio Perez ka firmosur kontratë të re dyvjeçare me skuadrën e Formula 1, Red Bull, raporton BBC.

Kontrata e re e lidh Perezin me Red Bullin deri në vitin 2024.

Perez 32-vjeçar fitoi garën e të dielës në Monako dhe aktualisht zë vendin e tretë në renditjen individuale.

Ai së bashku me kampionin në fuqi dhe liderin Max Verstappen, e ka ndihmuar Red Bullin të ngritët në pozitën e parë në renditjen e konstruktorëve pas shtatë garave.

Perez iu bashkua Red Bullit nga Racing Point në fund të vitit 2020.