Valon Berisha nuk do të paraqitet për Reimsin edhe në ndeshjen që e luan të premten ndaj Lensit, në kuadër të javës së nëntë të Ligue 1.
Berisha u lëndua në ndeshjen kundër Lille. U largua nga fusha në minutën e 8-të për shkak të lëndimit të nyjës së këmbës së djathtë. Ai humbi edhe ndeshjen e fundjavës së shkuar ndaj Nantesit të cilën Reimsi e fitoi 3:1.
Berisha 28-vjeçar këtë edicion me skuadrën elitare të Francës ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje.
Artikuj të ngjashëm