Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Reimsit edhe për sezonin e ardhshëm, ka shkruar sajti “L’Union” të mërkurën.
Mësohet se krerët e ekipit francez nuk kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e Berishës këtë edicion, i cili është përballur edhe me lëndime.
Kështu që, Berisha është njëri prej të parëve që pritet të largohet nga Reimsi gjatë afatit kalimtar të verës.
Këtë sezon, Berisha ka vetëm një asistim në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
29-vjeçari ka kontratë me Reimsin deri në vitin 2024, kurse ekipit francez iu bashkua para dy vjetëve nga Lazio.