Sulmuesi i krahut, Jonathan Ikone pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Në fakt, ai mund të transferohet te Fiorentina nga skuadra e Lillet dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i ekipit nga Franca, Olivier Letang.
Bëhet e ditur se Fiorentina është pranë marrëveshjes me Lillen për 23-vjeçarin, pasi për kartonin e tij ka ofruar 15 milionë euro.
Ekipi italian po synon ta transferojë Ikonen gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Mund të konfirmoj interesimin e Fiorentinas për Ikonen, por ende nuk e kemi arritur marrëveshjen”, ka thënë Letang.
Ikone këtë edicion ka dy gola dhe dy asistime në 24 ndeshje për Lillen, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.