Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina siguron sulmuesin Ikone

Sulmuesi Jonathan Ikone pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Fiorentinës në afatin kalimtar të janarit, ka raportuar “Calciomercato” të hënën.

Mësohet se Fiorentina ka arritur marrëveshje me Lillen dhe për transferimin e Ikones do të paguajë 25 milionë euro dëmshpërblim.

Ikone 23-vjeçar me ekipin italian do të firmos kontratë afatgjate. Këtë sezon, Ikone që luan edhe si sulmues krahu, ka shënuar dy gola në 20 ndeshje për kampionin në fuqi të Francës.

Ai iu bashkua Lillet në vitin 2018 nga Paris Saint-Germaini dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Ikone gjithashtu ka edhe katër paraqitje për Francën dhe një gol të shënuar.

Artikuj të ngjashëm