Kompania “Rock Nation” e Jay-Z-së i ka thënë Italisë “mjaft është mjaft” dhe kërkon të merren masa për rastin e Romelu Lukakut, i cili pati fyerje raciste të martën mbrëma nga tifozët e Juventusit.
Janë dëgjuar edhe zëra të majmunëve të drejtuara për Lukakun, i cili po bëhej gati ta ekzekutonte penalltinë që i barazoi shifrat në 1:1 në fundin e ndeshjes. Lukaku më pas u përjashtua nga loja për gëzimin provokues pas golit të shënuar.
“Roc Nation” ka paguar një faqe të plotë në gazetën italiane “La Gazzetta dello Sport”, për të insistuar në dënimin e të përfshirëve në fyerjen raciste.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq
-
Lojtarët e Holandës fyhen në baza racore pasi humbën penalltitë
-
“Roc Nation” e Jay-Z shënon fitore në gjykatë kundër avokatit Tony Buzbee
-
Belgjika në kërkim të qetësisë pasi Lukaku kthehet me gol
-
FIFA me vendim për dënimin e Prestiannit