Kombëtarja e Anglisë nesër mbërrin në Kosovë. FFK-ja konfirmon përmes një komunikate për media se “Tre Luanët” zbresin në aeroportin “Adem Jashari” nesër në ora 18:30, transmeton Koha.net.
Gjithashtu bëhet e ditur se Kosova mban konferencë nesër në ora 16:15, derisa stërvitjen e mban në ora 17:00.
“Ju njoftojmë se është bërë një ndryshim në agjendën e Kombëtares së Kosovës për ditën e nesërme. Konferenca për media do të mbahet në orën 16:15, derisa stërvitja nis në orën 17:00. Po ashtu, ju rikujtojmë se Kombëtarja e Anglisë do të mbërrijë nesër në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë rreth orës 18:30”, thuhet në komunikatën e FFK-së.
Kosova e pret në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Anglisë, të dielën nga ora 18:00.
-
Sot kombëtarja angleze mbërrin në Kosovë
-
Kosova pret Anglinë në ndeshjen më të madhe deri tash në “Fadil Vokrri”
-
Anglia rikujton pritjen e jashtëzakonshme në Kosovë
-
Kosova e Anglia respektojnë njëra-tjetrën para përballjes në Prishtinë
-
Publikohet lista e të ftuarve të Kosovës U21 për ndeshjen ndaj Anglisë