Federata e Futbollit të Anglisë e ka rikujtuar pritjen e jashtëzakonshme që i është bërë përfaqësueses së Anglisë në Kosovë një vit më parë.
Anglia luajti në “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Kosovës para një viti, ndeshje të cilën e fitoi 4:0.
Federata e Anglisë e ka postuar në faqen e vet në Facebook videon e pritjes në Kosovë.
“Një pritje e jashtëzakonshme. Përformancë e fortë. Një vit më parë: një natë e madhe për TreLuanët në Kosovë!” – shkroi në Facebook.
Entuziazmi në atë kohë ishte në kulm, por tash ka rënë poshtë, pas humbjeve rresht.
Kosova nuk di për fitore në dhjetë ndeshjet e fundit.