Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e ka vlerësuar lart të arriturën e Zelimhhan Abakarovit në botërorin e Beogradit.
Në KOKSH janë ndarë të kënaqur që sportisti i natyralizuar arriti ta ngritë flamurin kuqezi në mes të Beogradit.
“Në majë të Botës dhe medalje ari për mundjen shqiptare. Zelimkhan Abakarov fiton në finalen e madhe, duke munduar amerikanin Thomas Patrick Gilman dhe valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit. Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion Bote në peshën 57 kg. E jashtëzakonshme, sepse për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë”, shkruan KOKSH.
Artikuj të ngjashëm
-
Himni shqiptar midis Beogradit, Abakarov kampion i botës
-
Mundësi i Shqipërisë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd
-
Edi Rama e quan fantastik Abakarovin, kampionin e botës në mundje
-
Abakarov kërkon në Beograd titullin e botës për Shqipërinë
-
Flamuri kuqezi do të valojë në Beograd, Abakarov mposht serbin dhe kalon në finale