Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur fantastik mundësin Zelimkan Abakarovin, kampionin e botës në mundje.
Abakarov fitoi medaljen e artë në botërorin që po mbahet në Beograd.
Ai fitoi të artën në kategorinë deri 57 kilogramë stil të lirë.
Abakarov është i natyralizuar, ndërsa është nga Çeçenia.
“Zelimkan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote dhe nën tingujt e himnit tonë kombëtar ngre flamurin kuqezi në Beograd”, ka shkruar Rama.
Artikuj të ngjashëm
-
Abakarov i Shqipërisë fiton medalje të argjendtë në Evropianin e mundjes
-
Mundësi i Shqipërisë, Abakarov, në finale të Evropianit
-
KOKSH: Në majë të botës dhe medalje ari për mundjen shqiptare
-
Himni shqiptar midis Beogradit, Abakarov kampion i botës
-
Flamuri kuqezi do të valojë në Beograd, Abakarov mposht serbin dhe kalon në finale