Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kohën e kaluar te PSG-ja, Buffoni e quan të veçantë

Në prag të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe PSG-së në Ligën e Kampionëve, ka folur portieri Gianluigi Buffon. Legjenda e Juventusit që kaloi 17 vjet te “Zonja e Vjetër”, ishte pjesë e Parisit për një sezon.

Ai ka thënë se ka kujtime të veçanta nga Parisi dhe e ka quajtur si një nga eksperiencat më të mira.

“Kam kaluar jetën time me Juventusin. Por kam kujtime të veçanta edhe nga Parisi, nga shokët e skuadrës dhe nga tifozët. Ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime si futbollist dhe si burrë. Është për të ardhur keq që kjo ndeshje nuk ka shumë rëndësi”, tha Buffon.