Ish-portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se Cristiano Ronaldo ka pasur ndikim jo të mirë në klubin “bardhezi”.
Ronaldo i kaloi tre sezone te Juventusi dhe i fitoi dy tituj të Serie A si dhe kupat italiane.
Megjithatë, portugezi nuk arriti që t’ia sjellë Juventusit trofeun e çmuar të Ligës së Kampionëve.
Buffoni, që tani është portier i Parmas, ka luajtur për Juventusit para dhe gjatë arritjes së Ronaldos në klub. Beson se skuadra ka bërë hapa prapa pas transferimit të portugezit.
“Juventusi e pati mundësinë ta fitojë Ligën e Kampionëve në vitin e parë kur ai u transferua, e kur unë isha në Paris. Nuk mund të them se çfarë ndodhi. Kur u ktheva, punova me Cristianon për dy vjet dhe kemi bërë mirë, por mendoj se Juventusi e humbi ADN-në e të luajturit si ekip. Secili në skuadër ka pasur kompetenca në secilën pozitë të formacionit titullar, por e kemi humbur atë gjë me Ronaldon”, ka thënë Buffon.
Ronaldo e la Juventusin në verë duke iu ribashkuar Manchester Unitedit.
Buffoni 43-vjeçar po ashtu u largua për t’iu bashkuar Parmas, ku është paraqitur në 29 ndeshje.