Sport

Koeman pret më shumë prej Pjaniqit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka sqaruar situatën e mesfushorit Miralem Pjaniq, i cili po nuk po ka hapësirë të mjaftueshme këtë edicion në ekipin spanjoll.

Pjaniq iu bashkua Barcelonës para fillimit të këtij edicioni nga Juventusi me bujë të madhe, por Koeman deri më tani nuk ka llogaritur shumë në shërbimet e boshnjakut.

Koeman ka thënë se pret më shumë nga Pjaniqi, i cili ende nuk ka asnjë asistim dhe asnjë gol në 27 paraqitje në të gjitha garat.

“Ai duhet të përmirësohet. Pjaniq ende nuk po përshtatet me ritmin toinë të lojës dhe ai duhet të përshtatet në sistemin tonë”, është shprehur Koeman.

Pjaniq 30-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024 kurse karrierë ka bërë edhe te Roma e Lyoni.