Tifozët e Barcelonës duhet të pranojnë faktin se skuadra më nuk është favorite për të fituar çdo ndeshje, ka thënë trajneri i Barçës, Ronald Koeman, raporton agjencia Reuters.
Koeman në konferencë për media ka thënë se presioni mbi skuadër është tepër i madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarcelona përballet të mërkurën mbrëma me liderin e La Ligas, Real Sociedadin. Barcelona fitoi në fundjavë 1:0 ndaj Levantes fal një goli te Lionel Messit. Barça ka pasur startin më të dobët në ligë në 33 vjetët e fundit.
“Presioni është i madh, të gjithë kërkojnë që të fitosh çdo ndeshje. Por, situata e klubit është ndryshe tash dhe duhet të pranojmë se nuk mund të fitojmë gjatë gjithë kohës”, ka thënë Koeman.