Sulmuesi i krahut, Justin Kluivert, ka pranuar se mund ta imagjinojë veten të mbesë te Leipzigu për një periudhë më të gjatë, por ka shtuar se ky vendim nuk varet prej tij.
Kluivert ka thënë se është i lumtur te ekipi gjerman dhe synimi është që të mbetet pjesë e tij edhe pas përfundimit të këtij sezoni, por gjithçka do të varet nga skuadra e Romës.
Kluivert ka kontratë me Romën deri në vitin 2023 kurse para fillimit të këtij edicioni u huazua për një vit te Leipzigu.
Ai me fanellën e ekipit gjerman ka shënuar dy gola në 17 paraqitje në të gjitha garat.
“Përfundimisht, e shoh veten të mbetem te Leipzigu edhe për disa vite por ky vendim i takon Romës. Unë jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj, por do të shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen”, është shprehur Kluivert 21-vjeçar.