Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fulhami interesohet për Kluivertin

Skuadra e kthyer këtë edicion në Premier League, Fulhami, po synon transferimin e sulmuesit Justin Kluivert.

“The Sun” ka njoftuar të enjten, se, Fulhami do ta kontaktojë skuadrën e Romës për shërbimet e holandezit. Kluivert nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho dhe, Roma për lirimin e tij po kërkon 15 milionë euro.

23-vjeçari iu bashkua Romës në vitin 2018 nga Ajaxi, por nuk bindi me paraqitjet e tij te ekipi italian dhe dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar te Leipzigu, përkatësisht Nice. Kluivert ka kontratë me Romën deri në vitin e ardhshëm.