Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kluiverti te Fulhami, punë e kryer

Justin Kluiverti i Romës do të huazohet te Fulhami në Angli.

Fulhami është pajtuar që ta huazojë sulmuesin holandez deri në fund të sezonit dhe pastaj ta blejë kartonin e tij.

Çmimi total që do ta paguajë Fulhami për Kluivertin është rreth 10 milionë euro.

Holandezi do të jetë në Londër brenda 24 orëve për t’i kryer testet mjekësore dhe më pas do të firmos me klubin e Premier Leagues.

Kluiverti nuk arriti ta bind trajnerin e Romës, Jose Mourinho, i cili nuk llogariti në shërbimet e tij këtë sezon.