West Ham United thuhet se ka hapur bisedimet me Romën për mundësinë e nënshkrimit të Justin Kluivert këtë verë.
“Calciomercato” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të dërgojnë ofertën për holandezin.
23-vjeçari sezonin e shkuar ishte i huazuar në Ligue 1 te skuadra e Nices.
Edhe krerët e klubit të Romës janë të gatshëm të nisin negociatat për ta shitur kartonin e lojtarit.
Trajneri Jose Mourinho nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit të krahut për sezonin e ri.