Klubi Swindon Town në futbollin anglez ka nisur kërkimin për djaloshin 6-vjeçar që dërgoi një letër dhe në të kishte çerek funti dhe shkruante se ai nuk mund të jetë prezent në ndeshje pasi nëna e tij nuk ka para për ushqim, raporton “Daily Mail”.
Djaloshi dërgoi një letër te klubit, të cilën ia kishte dedikuar sulmuesit Harry McKirdy.
Ai thjeshtë kishte shënuar se letra është nga Joe i moshës 6 vjet e gjysmë dhe nuk kishte treguar adresën.
Në letër kishte ngjitur 26 peni.
Swindon Town luan në Kategorinë e katërt të Anglisë.
Në letrën e djaloshit shkruante: “Nëna nuk ka para që të vijë në ndeshjet e Swindonit, pasi ajo nuk ka para për ushqim dhe duhet të paguajë për drekën time në shkollë. Më pëlqen Harry McKirdy e Swindon Town. Do të vijë një ditë”.
Pasi mori shënimin, klubi anglez ka nisur kërkimin për djaloshin.
“Vërtetë duam të biem në kontakt me Joen, por nuk kemi adresën e tij. Nëse ndonjëri e njeh shënimin e tij apo mendon se e njeh Joen, ju lutem shkruani në email [email protected]”, thuhet në njoftimin e klubit.
Postimi ka marrë mbi 5000 pëlqime dhe mijëra komente, që kanë treguar përkrahje për Joien dhe nënën e tij.
Është hapur një faqe në JustGiving për të dërguar Joen në ndeshjet e Swindonit.
Në këtë kampanjë, të nisur nga Mark Brevan, janë mbledhur tashmë mbi 1300 funte.
Për iniciativën Bevan ka thënë se synimi është të sjellë Joen dhe familjen e tij në ndeshjet dhe Joe të jetë maskotë e klubit për një ditë që të ketë përvojën jetësore.