Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi anglez ofron 56 milionë euro për Zahan

Wilfired Zaha mund të largohet nga Crystal Palace pas një oferte të lartë që Evertoni ka bërë për të.

Goal raporton se Evertoni është i gatshëm të paguajë 56 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, transmeton Koha.net. Kurse është në kërkim edhe të një mbrojtësi të krahut të majtë.

Megjithatë Evertoni duhet të mposhtë konkurrencën e fortë për të siguruar shërbimet e anësorit të talentuar.

Interesim për Zahan raportohet se kanë shprehur edhe Tottenhami, Dortmundi, dhe Liverpooli.