Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni me ofertë për Zahan

Foto: AP

Pas Tottenhamit edhe skuadra e Evertonit ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin Wilfried Zaha, ka shkruar “Goal.com” të martën.

Bëhet e ditur se edhe Evertoni ka ofruar 40 milionë euro për ta bindur Crystal Palacen në lirimin e sulmuesit Zaha këtë verë.

Zaha më herët ka kërkuar largimin nga Palace, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Zaha tek Evertoni po shihet si përforcim ideal për sulmin në sezonin e ardhshëm pas paraqitjeve të mira që i pati në edicionin e fundit, ku shënoi 11 gola në 30 paraqitje në Premier League.

Evertoni po përpiqet ta mposhtë Tottenhamin pasi edhe ekipi nga Londra ka bërë ofertë për 28-vjeçarin, i cili është reprezentues i Bregut të Fildishtë.

Artikuj të ngjashëm