Pas Arsenalit, edhe skuadra e Evertonit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Wilfried Zaha, që pritet të largohet nga Crystal Palace gjatë kësaj vere.
Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumet angleze. Evertoni tashmë ka kontaktuar Crystal Palacen, duke ofruar 50 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit.
Evertoni është në kërkim të një sulmuesi dhe Zaha shihet si i duhuri për këtë rol.
Ai edicionin e shkuar shënoi dhjetë gola dhe asistoi po aq herë në 34 paraqitje në Premier League.
Ai ka kontratë me Crystal Palacen deri në vitin 2023, kurse karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi e Cardiffi. Zaha ka edhe nëntë paraqitje me Përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë.
Artikuj të ngjashëm