Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet nga Serie A interesohen për Pedrazan

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alfonso Pedraza ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A.

“Football-Italia” ka shkruar të enjten se një numër i madh i skuadrave nga Italia janë vënë pas 26-vjeçarit, që është pjesë e Villarrealit. Juventusi, Milani, Interi e Roma, kanë shprehur interesim për Pedrazan që këtë edicion ka treguar paraqitje të mira tek ekipi spanjoll.

Ai ka kontratë me Villarrealin, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë euro.

Këtë edicion, Pedraza ka një gol e dy asistime në 11 paraqitje për Villarrealin në të gjitha garat. Ai karrierë ka bërë edhe te Real Betisi, Deportivo Alavesi e Leeds Unitedi.

Artikuj të ngjashëm