Klubet e Serie A të Italisë mund të humbasin deri në 700 milionë euro nëse pjesa e mbetur e stinorit nuk përfundohet, shkruan “La Repubblica” të dielën, transmeton Koha.net.
Liga është pezulluar pas përhapjes së koronavirusit, ndërsa kanë mbetur deri në 13 ndeshje pa mbaruar stinori.
Po pritet stinori të rinisë më 2 maj dhe të mbyllet më 30 qershor. Mirëpo, asnjë vendim nuk mund të merret para mbledhjes emergjente të UEFA-s të martën. Në atë mbledhje pritet të vendoset prë fatin e Evropianit 2020 dhe po ashtu për një mënyrë më të mirë që të përfundohet edicioni në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Mendohet të organizohet "Final Four" e jo ndeshje gjysmëfinale vajtje-ardhje.
La Repubblica raporton se duke marrë parasysh humbjen nga paratë e të drejtave televizive e po ashtu edhe nga shitjet e biletave dhe suvenireve, klubet e Serie A pritet të humbasin deri në 700 milionë euro, nëse nuk luhen ndeshjet e mbetura të stinorit.
Nëse vendoset të mos luhen ndeshjet e mbetura, atëherë klubet do të kthehen te qeveria dhe Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora për të kërkuar ndihmë.
-
Serie A mund të vazhdojë në mes të qershorit
-
Pronarët e të drejtave televizive të Series A nuk kanë paguar këstin e fundit pas paqartësisë të krijuar nga koronavirusi
-
Serie A: Klubet janë pajtuar që të përfundohet stinori
-
Stinori në Serie A mund të përfundojë më 12 korrik
-
Sot mund të merret vendimi që të mos vazhdohet stinori në Serie A