Ministri për Sport i Italisë, Vincenzo Spadafora ka krijuar edhe më shumë konfuzion duke insistuar se “Serie A mund të konfirmohet nëse numri i rasteve me koronavirus vazhdon të zvogëlohet, por se autoritetet duan të jenë të sigurt se stinori do të arrijë në përfundim”.
Federata italiane ka njoftuar të hënën se të gjitha garat e futbollit janë të pezulluara deri më 14 qershor. Serie A synonte që të vazhdojë edicionin më 13 qershor, por kjo nuk është e mundur tani.
Të martën Ministri për Sport, Spadafora, ka dhënë tjetër version për situatën, duke lënë të kuptohet se edicioni mund të vazhdojë në mes të muajit të ardhshëm.
“Ne të gjithë shpresojmë se stinori do të vazhdojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Por për momentin ne nuk kemi asgjë të sigurt ashtu si ka thënë kryeministri Giussepe Conte”, ka thënë Spadafora për Italpress.
“Nëse numri i rasteve bie, do të jetë e mundur të konfirmohet data e rifillimit të ndeshjeve të Serie A. Por duhet të shkojmë atje gradualisht, duke lëvizur me maturi dhe përgjegjësi, ashtu si kemi bërë deri më tani, me sakrificën e gjithë italianëve”.
Versioni i ri i protokollit mjekësor është konsideruar nga një komitet qeveritar për shëndetësi, ndërsa mbetet e paqartë se çka do të ndodhë nëse paraqiten të infektuar.
Edhe
Më 28 maj vendimi i madh për Serie A
Klubet dhe lojtarët insistojnë që vetëm lojtarët e infektuar të izolohen dhe të tjerët të vazhdojnë aktivitetin.
“Nëse një lojtar testohet pozitiv, e kuptoj që është çështje për sportin, por po ashtu do të komprometonte shëndetin e atij personi si dhe personave pranë tij”, ka vazhduar Spadafora.
“Për këtë ne po shqyrtojmë secilën zgjidhje. Objektivi nuk është që vetëm të rifillojmë me gara në Serie A, por që gara të shkojë deri në fund”.