Kreu i Shoqatës së Futbollistëve Italian (AIC), Damiano Tommasi ka thënë se ka gjasa që stinori në Serie A të mos vazhdohet fare.
Tommasi ka thënë se ky vendim mund të merret gjatë video-konferencës sot mes liderëve sportiv të vendit. Futbolli dhe sportet në përgjithësi në Itali janë pezulluar shkaku i koronavirusit.
“Do të ketë një element tjetër në tavolinë të diskutimit, krahasuar me javët e kaluara, pasi pas fjalëve të ministrit Vincenzo Sapadafora, ka shqetësime se stinori do të mbarojë në këtë pikë ku ësahtë. Për këtë arsye është e nevojshme të merremi edhe me problemin e përfundimit të stinorit nga aspekti sportiv dhe po ashtu kontraktuar. Të merremi formalisht me këtë”, ka thënë Tommasi për agjencinë “ANSA”.
Në mediume raportohet se nëse vendoset të mos vazhdohet stinori atëherë Juventusi do të shpallet kampion.
Juventusi pas 26 xhirove kryeson me 63 pikë, një më tepër se Lazio që zë vendin e dytë. Ministri i Sportit i Italisë, Spadafora ka njoftuar në fundjavë se pezullimi i sporteve në Itali pritet të vazhdohet dhe se është jo reale që të mendohet se futbolli në Itali do të rinisë më 3 maj.
-
Spadafora thotë se gjasat janë të vogla që të vazhdohet stinori në Serie A
-
Italia të enjten do të vendosë për fatin e stinorit në Serie A
-
Më 28 maj vendimi i madh për Serie A
-
Serie A mund të vazhdojë në mes të qershorit
-
Pronarët e të drejtave televizive të Series A nuk kanë paguar këstin e fundit pas paqartësisë të krijuar nga koronavirusi