Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet e Premier Leagues kanë shpenzuar afro 500 milionë euro

As edhe një muaj nuk ka kaluar që nga finalja e Ligës së Kampionëve që ishte edhe ndeshja e fundit e sezonit dhe klubet kanë nisur menjëherë t’i përforcojnë skuadrat e tyre për kampanjën 2022/23.

Ekipet e Premier Leagues deri tani kanë shpenzuar 448.99 milionë euro në transferime, por ligat e tjera nuk janë as për së afërmi kësaj shume.

Asnjë nuk mund të krahasohet me klubet angleze të cilat po i tregojnë muskujt edhe në një afat tjetër kalimtar të verës, raportoi Marca. 

Në total, ekipet e top-pesë ligave më të forta evropiane kanë investuar 1 miliard e 208 milionë euro në transferime, ndërsa ekipet e Premier Leagues i kanë shpenzuar 37.11% të kësaj shume.

Janë kompletuar 122 transferime deri tani.

Edhe Afër 5 miliardë euro shpenzime nga pronarët në Premier League Sport Afër 5 miliardë euro shpenzime nga pronarët në Premier League

Klubet e Serie A të Italisë kanë shpenzuar 284.388 milionë euro (23.53%), pastaj ekipet e Bundesligës kanë shpenzuar 217.68 milionë euro (18.09%), ato të La Ligës 141.80 milionë euro (11.73%) dhe ekipet e Ligue 1 të Francës, 115.15 milionë euro (9.52%).

Ende ka kohë deri në përfundim të afatit kalimtar të verës, por deri tani, ekipet e Premier Leagues prijnë në këtë statistikë. Nëse vazhdohet me këtë përqindje të shpenzimeve, klubet angleze mund ta arrijnë shifrën 1.3 miliardë eurove të cilat i shpenzuan në transferimet e sezonit të kaluar.

Kapitali i disponueshëm për klubet e Premier Leagues është si rezultat i të ardhurave nga të drejtat televizive, por edhe nga përqindja e lartë e pronarëve milionerë, që janë në gjendje të shpenzojnë shumë.

Pronarët si ai i Leicester Cityt, Ayawatt Srivaddahanaprabba, ata të Tottenhamit, Joe Lewis dhe Daniel Levy, i Aston Villas, Nassef Sawiris, i Arsenalit, Stan Kroenke apo i Manchester Cityt, Mansour, po sigurohen të kenë kapital të caktuar për të investuar në krijimin e klubeve të tyre.

Gjashtë nga 10 transferimet më të shtrenjta janë të bëra nga klubet e Premier Leagues.

Darwin Nunez kaloi nga Benfica te Liverpooli për 75 milionë euro, Erling Haaland nga Dortmundi te Manchester City për 60 milionë euro, Fabio Vieira i Portos u transferua tek Arsenali për 35 milionë euro, Nayef Aguerd nga Rennesi te West Hami po ashtu për 35 milionë euro, Brenden Aaronson nga Salzburgu te Leeds Unitedi për 32.84 milionë euro dhe Diego Carlos nga Sevilla tek Aston Villa për 31 milionë euro.

Transferimi i Tchouamenit

Megjithatë, transferimi më i shtrenjtë deri tani është bërë nga Real Madridi, që transferoi Aurelien Tchouamenin nga Monaco për 80 milionë euro. Tri lëvizjet e tjera të përfshira në 10 transferimet më të shtrenjta janë Federico Chiesa te Juventusi për 40 milionë euro, Nuno Mendesi te Paris Saint-Germaini për 38 milionë euro dhe Sadio Mane te Bayern Munichu për 32 milionë euro.

La Liga do të ishte në fund të kësaj liste nëse nuk do të ishte transferimi i Tchouamenit, pasi të gjitha skuadrat spanjolle kanë shpenzuar vetëm 61.80 milionë euro.

Liga spanjolle e ka krijuar sistemin e kontrollimit të vet financiar në mënyrë që të garantohet stabiliteti në garë dhe te klubet, duke e rishikuar situatën financiare.

Shpenzimet në Serie A, në rritje

Të gjitha ligat e tjera janë në ndjekje të Premier Leagues dhe vetëm Serie A e Italisë duket se po e mban ritmin me të. Në total, klubet italiane kanë shpenzuar 284.388 milionë euro, me Atalantan që është e vetmja skuadër italiane në top-dhjetë skuadrat që kanë shpenzuar më së shumti këtë verë deri tani.

Shpenzimet e klubeve nga top pesë ligat evropiane

Liverpool: 85.79

Real Madrid: 80

Manchester City: 60

Leeds United: 57.84

Borussia Dortmund: 55

Aston Villa: 54,50

Bayern Munich: 50,50

Arsenal: 44.86

Marseille: 43.40

Atalanta: 42

Juventus: 40

PSG: 38

Napoli: 36

West Ham: 35

Eintracht Frankfurt: 34

Tottenham Hotspur: 29.20

Newcastle: 17.50

Sassuolo: 28

Southampton: 24

Inter: 23,60

Hellas Verona: 20.20

Wolfsburg 17.50

Wolverhampton Wanderers: 16.70

Edhe Më shumë se tre miliardë euro shpenzime nga klubet angleze Sport Më shumë se tre miliardë euro shpenzime nga klubet angleze

Lens: 16

Real Betis: 15

Bayer Leverkusen: 13

Udinese: 13

Empoli: 12.70

AC Milan: 12

Real Sociedad: 12

RB Leipzig: 12

Brighton: 11,60

Monza: 11,50

Salernitana: 10,98

Bologna: 10

Mainz: 8,80

Torino: 8,80

Schalke: 7,98

Lazio: 7,10

Almeria: 7,10

Atletico Madrid: 6,50

Celta: 5

Augsburg: 5

Cologne: 4.75

Sampdoria: 4,50

Strasbourg: 4,50

Lyon: 4,25

Union Berlin: 4

Valencia: 4

Elche: 4

Stuttgart: 3,60

Stade Reims: 3.50

Troyes: 3,50

Spezia: 3,50

Getafe: 3

Mallorca: 3

Nice: 2

Hertha Berlin: 2

Real Valladolid: 1.20

Edhe Klubet angleze thyejnë rekord në shpenzime Sport Klubet angleze thyejnë rekord në shpenzime

Cadiz: 1

Cremonense: 500,000