Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet angleze thyejnë rekord në shpenzime

Klubet e Premier Leagues e kanë thyer rekordin për shpenzime në afatin kalimtar veror, sipas kompanisë “Deloitte” që merret me analiza financiare.

“Deloitte” ka thënë se klubet kanë shpenzuar 1.5 miliardë funte deri tani këtë verë, dhe e kanë thyer rekordin e vitit 2017 kur kishin shpenzuar 1.4 miliardë funte.

Deri në fund të afatit kalimtar të verës ka mbetur edhe një javë.

Shpenzimet deri në këtë pikë të afatit kalimtar në vitit 2021 ishin 895 milionë funte, ndërsa u mbyll me 1.1 miliardë funte të shpenzuara në total.

Ndër transferimet më të shtrenjta deri tani ka qenë ai i sulmuesit uruguaian Darëin Nunez. Nunez u transferua te Liverpooli nga Benfica për 64 milionë funte. Kjo shumë mund të rritet në 85 milionë funte.

Edhe Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror Futboll Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

Manchester Unitedi e transferoi mesfushorin Casemiro nga Real Madridi për 60 milionë funte, që mund të shkojë deri në 70 milionë euro.

Richarlisoni shkoi te Tottenhami nga Evertoni për 60 milionë funte, kurse Erling Haalandi nga Dortmundi kaloi te Manchester City për 51.2 milionë funte.