Në afatin e fundit kalimtar në futboll, 4387 lojtarë kanë ndryshuar klube.
Ky rekord vjen nga statistikat zyrtare të shoqatës botërore të futbollit, FIFA.
FIFA ka thënë se janë shpenzuar 1.46 miliardë euro, rreth 214 milionë euro më shumë sesa rekordi i vitit 2018.
Klubet angleze janë ato që kanë shpenzuar shumë më shumë se të tjerat.
FIFA ka thënë se 836 milionë euro janë shpenzuar nga skuadrat angleze.
Në vendin e dytë është liga franceze me 123 milionë euro shpenzime, kurse Gjermania e treta me 80 milionë euro të shpenzuara në transferime të lojtarëve.
Është regjistruar rekord edhe në transferimet e kryera në futbollin e femrave.
Shtëpia botërore e futbollit ka thënë se janë zyrtarizuar 341 transferime.
Janë shpenzuar 720 mijë euro, që po ashtu është rekord.