Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rritet numri i transferimeve dhe shpenzimeve

Numri i transferimeve në futboll është rritur sërish në vitin 2022 në krahasim me dy vjetët e kaluar, në të cilët ndikim të drejtpërdrejtë pati pandemia e koronavirusit.

Shifrat e prezantuara të enjten nga FIFA kanë treguar se numri i transferimeve nga skuadrat është rritur për 11.6%, në krahasim me dy vjetët që kaluan.

Ndërkohë, FIFA në raportin e vet ka shkruar se shpenzimet janë rritur në 6.5 miliardë dollarë amerikanë.

Kjo është shifër prej 33.5% më e lartë se në viti 2021, por shumë më e ulët se në vitin 2019, kur edhe ishte vendosur rekordi prej 7.35 miliardë dollarësh shpenzime nga klubet.

Nga dhjetë transferimet më të shtrenjta, gjashtë janë bërë nga skuadrat e Premier Leagues.

Klubet angleze kanë shpenzuar rreth 2.2 miliardë dollarë.

Italia zë vendin e tretë me shpenzime prej 673.3 milionë dollarëve.

Artikuj të ngjashëm