Klubet e Premier Leagues tashmë kanë thyer rekordin e shpenzimeve për afatin kalimtar të janarit, raporton “Deliotte Football Money League”.
Kompania njoftoi se deri në ora 15:00 të martën, shpenzimet bruto të skuadrave elitare angleze ishin 440 milionë funte, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 430 milionë funteve të vendosur në janar të vitit 2018.
Vetëm Chelsea ka shpenzuar afër 200 milionë funte këtë muaj. Po ashtu është bërë e ditur se shpenzimet bruto nga klubet e Premier Leagues për edicionin 2022/2023 janë 2.4 miliardë funte.
Artikuj të ngjashëm