Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Premier League, lidere për transferime në janar

Skuadrat e Premier Leagues kanë qenë mjaft aktive në afatin kalimtar të janarit.

20 skuadrat e elitës së futbollit anglez gjatë afatit kalimtar dimëror kanë shpenzuar rreth 300 milionë euro në përforcime.

Premier League është liga që ka shpenzuar më së shumti se të gjitha top pesë ligat evropiane.

Skuadra që ka shpenzuar më së shumti në këtë afat kalimtar është Newcastle Unitedi.

Ekipi anglez ka transferuar pesë futbollistë në vlerë prej 110 milionë eurosh.

Ligat e tjera si: Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca shpenzuan 315 milionë euro në total.