Përgjatë gjashtë vjetëve të fundit, skuadrat e Premier Leagues angleze kanë shpenzuar afër 900 milionë euro.
Ndryshe nga Premier League, pronarët e klubeve në La Liga kanë bërë shpenzime vjetore për afër 90 milionë euro.
Pronarët e skuadrave në Premier League raportohet se kanë investuar 4.551 miliardë euro në gjashtë vejtët e fundit, ndërsa kjo shumë e parave, për kohën e njëjtë në krahasim me La Ligën është dukshëm më e madhe. Në La Liga janë shpenzuar vetëm 483 milionë euro.
Serie A është liga tjetër nga pesë më të fortat në Evropë, që ka shpenzuar miliardat, dhe i afrohet shifrave të anglezëve.
Pronarët italianë në total kanë shpenzuar 3.6 miliardë euro në këtë periudhë. Bundesliga pati shpenzime prej 711 milionë euro, ndërsa Ligue 1 pati 1.79 miliardë euro shpenzime.