Shumë klube nga Arabia Saudite janë të interesuara për ta transferuar mbrojtësin brazilian të Chelseat, Thiago Silva, raporton “football.london” të martën. Njëri prej klubeve të interesuara është Al-Nassr, ku aktivizohet ylli portugez, Cristiano Ronaldo.
38-vjeçari Silva ka edhe një vit kontratë me skuadrën nga Londra. Por mbetet të shihet nëse trajneri i ardhshëm i Chelseat, Mauricio Pochettino, do ta mbajë edhe më gjatë mbrojtësin me përvojë të Brazilit.
Silva ka qenë i rregullt në edicionin aktual, duke luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat. Ai më herët ka luajtur edhe për Milanin dhe PSG-në.
Artikuj të ngjashëm