Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke e mbajtur konferencën për media në prag të derbit të nesërm kundër Chelseat në Premier Ligë.
Në dyshim për këtë sfidë është edhe mbrojtësi kryesor i skuadrës, Vrigil van Dijk për shkak të lëndimit, e as Kloppi nuk e di mesiguri nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme, transmeton Koha.net.
“Nëse Virgil është i gatshëm, do të luajë. Nëse nuk është ne kemi opsione. Falë Zotit mund të luajmë pa Virgilin, por preferoj të luajë me të. Ndeshjen e fundit nuk ishte në dispozicion, të shohim për ndeshjen e nesërme. Ai është një lojtar i klasit botëror, dhe nëse iu mungon një lojtar i tillë asnjëherë nuk është mirë. Por, Lovreni luajti ndeshjen e parë pas 10 javëve, bëri paraqitje fantastike. E edhe Matipi luajti ndeshjen e dytë radhasi, kjo është fantastike”, ka deklaruar Klopp.