Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi thotë se Lewandowski e ka merituar “Topin e Artë”

Foto: AFP

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se “Topi i Artë” këtë vit i ka takuar sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Trajneri gjerman nuk ka mohuar aftësitë e Lionel Messit, që e fitoi këtë çmim për herën e shtatë në karrierë, por ka thënë se Lewandowskit ka pasur një sezon fantastik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me të vërtetë nuk jam i sigurt se çfarë është 100 për qind. Mendoj se gjithmonë mund t'ia jepni Lionel Messit për karrierën që ai ka për futbollistin që është. Por nëse nuk ia jepni Robert Lewandowskit këtë herë, atëherë kur do ta fitojë atë”, deklaroi Klopp.

Robert Lewandowskit fitoi çmimin si sulmuesi më i mirë i vitit derisa u rendit në pozitën e dytë pas Messit.