Sulmuesi i Barcelonës dhe Polonisë, Robert Lewandowski u bë fitues i çmimit “Këmba e Artë” në një ceremoni të mbushur me yje në Monaco.
Sezonin e fundit, Lewandowski me Bayernin përfundoi një sezon me 35 gola.
“Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar. Për mua është një nder i madh të fitoj këtë çmim, sepse e di se gjithçka që kam bërë, e di sa shumë më është dashur të punoj për këtë dhe tani mund të jem krenar për veten dhe gjithashtu për çmimin”, ka thënë Lewandowski.
Kapiteni polak ka pasur një fillim të mbarë edhe në Spanjë ku ka shënuar 13 gola në 14 paraqitje në La Liga.