Futboll

A ia kishte ndaluar Barcelona Lewandowskit të shënonte gola?

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski mund të shënojë gola. Por biografia e re për yllin polak, bëhet e ditur se klubi i tij aktual, Barcelona, një herë ia kishte ndaluar ta bënte një gjë të tillë. 

Në librin e tij, autori Sebastian Staszewski, e ka përshkruar situatën e edicionit 2022/23. 

Barcelona e kishte siguruar titullin dy ndeshje para fundit të sezonit. 

Dhe pikërisht në këto dy ndeshje, zyrtarë të klubit ia kishin ndaluar Lewandowskit të shënonte gola. 

Sipas autorit, Barcelona do të duhej t’i paguante Bayern Munichut bonusin prej 2.5 milionë eurove, nëse ai do të kishte 25 gola në ligë. Atë edicion, Lewa e mbylli me 23 gola e shtatë asistime. 

Barça nuk kishte për çfarë të luante, ndërsa Celta Vigo në xhiron e fundit, me fitore 2:1, e kishte siguruar mbijetesën. 

Lewandowski nuk kishte realizuar gol, ndonëse e kishte kompletuar ndeshjen. 

Për 90 minuta, Lewandowski kishte luajtur edhe në xhiron e parafundit, në fitoren 3:0 ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit. Lewandowski ishte asistues në golin për 2:0.