Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi pranon gabimet në transferime

Jurgen Klopp - Trajner i Liverpoolit

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka thënë se ka bërë gabime që nuk ka transferuar mesfushorë më herët gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai po ashtu ka dhënë një sinjal se skuadra e “të kuqve” do të bëjë lëvizje deri në fund të afatit kalimtar që mbyllet më 1 shtator.

“E di se e kemi pasur këtë diskutim që prej fillimit dhe unë jam ai që kam thënë se nuk kemi nevojë për mesfushorë dhe kam qenë gabim. Kjo është situata. Do të bëjmë diçka në këtë drejtim, por ai duhet të jetë i duhuri për ne. Do të shohim”, ka thënë të shtunën Klopp para takimit me Bournemouthin.

Artikuj të ngjashëm