Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se asnjë çmim nuk do të ishte i mjaftueshëm për shitjen e Philippe Coutinhos.
Braziliani për një kohë të gjatë është në radarin e Barcelonës dhe të mërkurën është raportuar se anglezët kanë refuzuar ofertën prej 100 milionë eurove për të.
“Për kah pikëpamja financiare, nuk ka asnjë çmim që do të lejonte largimin e tij”, ka thënë Klopp për Sky Sports.
“Qëllimi ynë është që të kemi ekipin më të mirë të mundshëm. Prandaj duam t’i mbajmë lojtarët që kemi dhe të shtojmë disa të rinj. Ky është plani”, ka thënë veç të tjerash trajneri gjerman.
Artikuj të ngjashëm