Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë të premten se atmosfera në klub nuk është më e mira, pas katër disfatave të njëpasnjëshme të “të kuqve” në Premier League.
“Është kohë me të vërtetë sfiduese për këtë ekip”, ka thënë ai. “Duhet ta tregosh fytyrën e vërtetë dhe këtë gjë po e bëjnë djemtë. Jam përgjegjës për atmosferën dhe disponimin po ashtu. Sidoqoftë, jam me disponim të mirë”.
Kampioni në fuqi i Premier Leagues ra në pozitën e gjashtë në tabelë me 19 pikë prapa liderit Manchester Cityt.
Jashtë top-katërshes është gjashtë pikë larg po ashtu.
Artikuj të ngjashëm
-
Kloppi nuk e përjashton mundësinë e kthimit te Liverpooli
-
Klopp: Eliminimi nga Liga e Evropës mund ta ndihmojë Liverpoolin të përqendrohet në ligë
-
Klopp: Humbja 3:0, plotësisht e merituar
-
Trajneri që e ndryshoi Liverpoolin largohet në fund të edicionit
-
Liverpooli kthen sytë kah Liga e Evropës, Championsi duket larg