Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, ka thënë se është i kënaqur me rezultatet e skuadrës së tij, që u shpall nënkampione në Premier Ligë me 97 pikë, vetëm një më pak se kampioni Manchester City.
Ai ka thënë se të qenit i dyti në këtë sezon është hapi i parë për ekipin e tij.
“E di se njerëzit gjejnë diçka për të thënë, por në të vërtetë s’mendoj se mund të kishim bërë diçka më shumë. E di se njerëzit do të thonë se City pati fat me golat ndaj Arsenalit e Burnleyt, por edhe ne shënuam në fund ndaj Spurs e Newcastle. Nuk është për të tejkaluar kundërshtarin, por për të mbetur në garë. Këtë e bëmë, por kur kundërshtari juaj është City, mbetet e vështirë”, ka thënë ai.
“Të qenit i dyti në Premier Ligë është vështirë, por është hapi i parë – kështu e shohim ne. Ngushtuam dallimin prej 25 pikësh ndaj Cityt dhe nëse ne do të ruajmë këto statistika prapë, ndoshta ai do të jetë sezoni”, ka shtuar ai.