Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi e vë në siklet gazetaren pas fitores së Liverpoolit

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka vënë në siklet gazetaren e Premier Ligës që po e merrte një deklaratë të tij pas fitores ndaj Watfordit me rezultat 3 me 0.

Gazetarja e ka pyetur se çfarë mendimi kishte për protestat e lojtarëve të Watfordit për një penalti të mundshme, ndërsa trajneri gjerman i është përgjigjur se nuk ka pasur ndonjë pamje të qartë të rastit dhe krejt në fund e pyet gazetaren se çfarë mendonte ajo për rastin.

“Shumë vështirë”, i është përgjigjur gazetarja, para se të plasnin të qeshurat mes asaj dhe Kloppit.