Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk e kupton vendimin e gjyqtarëve për t’i dhënë dy penalti për Tottenhamin në barazimin 2 me 2 në Anfield.
Harry Kane huqi penaltinë e parë, por pak sekonda para fundit u tregua i saktë në të dytën për të çuar rezultatin në 2 me 2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishin shumë situata për të biseduar për vendimet e gjyqtarëve, andaj mund të flas për to. Nuk e kuptoj asnjërën penalti. E para ishte pozitë jashtë loje dhe e dyta, e di se çfarë do të thonë gjyqtarët. Ishte një prekje e lehtë. Por Lamela kërceu mbi të dhe e donte kontaktin e të rrëzohej”, ka thënë Klopp për BBC-në.
Në tabelë, Liverpooli është i treti me 51 pikë, ndërsa Tottenhami ka 49 në pozitën e pestë.