Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka qenë shumë i nervozuar pas ndeshjes në konferencën e pazakontë për shtyp.
Konferenca për shtyp, pas ndeshjes që Liverpooli e humbi në udhëtim te Toulouse, u mbajt jashtë stadiumit të skuadrës franceze.
Ndërkohë dëgjoheshin tifozët e Toulouset teksa festonin fitoren ndaj gjigantit të Premier Leagues. “Ne ishim të organizuar njësoj si kjo konferencë për shtyp – shumë kaotikë”, ka thënë Kloppi i nervozuar.
Kloppi bëri kritika të mëdha për organizimin e konferencës për shtyp pasi mezi i dëgjonte pyetjet dhe përkthimet e pyetjeve.
Liverpooli u mposht 3:2, ndërsa iu anulua një gol në minutën e 97-të për prekje me dorë. Kloppi nuk u pajtua me atë vendim të gjyqtarëve.
How to unlock angry Jurgen Klopp ? pic.twitter.com/AQSNm2HR5G
— GOAL (@goal) November 10, 2023