Watfordi ka shokuar Liverpoolin duke e mposhtur 3:0 të shtunën. Liverpoolit i përfundoi seria prej 44 ndeshjeve pa humbje në kampionat dhe po ashtu seria prej 18 fitoreve rresht.
Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ka vlerësuar se fitorja e Watfordit ishte e merituar. Klopp ka pranuar se skuadra që drejton ishte larg prej formës që e ka shfaqur në javët e fundit. Por trajneri i Liverpoolit është i bindur se skuadra do të reagojë si duhet që nga ndeshje e ardhshme. Liverpooli menjëherë të martën takohet me Chelsean.
“Mendoj se 3:0 është rezultat pak i lartë, por ne kemi pasur ndikim të madh në të. Duhet të fillojmë me gjënë më të rëndësishme dhe të urojmë Watfordin për fitoren e merituar. Ne nuk kemi luajtur ashtu si duhet, ndërsa Watfordi është paraqitur saktësisht ashtu si ka dashur. Në pjesën e parë nuk kanë funksionuar disa gjëra për ne. E kemi ditur edhe para ndeshjes se nuk do të jetë lehtë dhe në ndeshje e ndjemë këtë”, ka thënë Klopp, përcjell sajti zyrtar i Liverpoolit.
Ai ka vlerësuar se Liverpooli është paraqitur mirë në fillim të pjesës së dytë.
nuk kemi pasur raste mjaftueshëm, nuk kemi krijuar mjaftueshëm dhe kjo solli humbjen. Kështu është futbolli. Nuk ka të bëjë asgjë me ndeshjet që ke fituar më parë. Për sonte duhet të pranojmë se Watfordi ishte ekip më i mirë”, ka thënë Klopp.