Liverpooli e ka mposhtur skuadrën e Watfordit që nuk po kalon formë të mirë sivjet, dhe vazhdon të mbetet kandidati kryesor për titull kampioni në Premier League.
Liverpooli fitoi të shtunën 2:0 ndaj Watfordit me nga një gol në secilën pjesë, në kuadër të xhiros së 31-të.
Diogo Jota shënoi pas 22 minutave lojë. Ishte goli i 20 i sezonit për të me fanellën e Liverpoolit. Ndërkohë, për rezultatin final u përkujdes Fabinho, që realizoi nga penalltia një minutë para fundit të ndeshjes.
“Të kuqtë” kishin 14-të pikë më pak se Manchester City më 15 janar, por kjo ndaj Watfordit ishte fitorja e 10-të rresht.
Me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, Liverpooli i Jurgen Kloppit takohet më 10 prill.
Edhe
Më në fund, Liverpooli shijon një fitore
Pas 30 ndeshjeve të luajtura, Liverpooli ka 72 pikë në pjesën e sipërme të tabelës.
Watfordi mbetet në luftë për mbetje në elitën e futbollit anglez, me vetëm 22 pikë në 30 ndeshje.